Britani, verifikohen dy raste te gripit te derrave

27/04/2009 19:35

Dy raste te siguruara te gripit te derrave jane regjistruar sot ne Britanine e Madhe.

Lajmin e bejne te ditur mediat britanike, te cilat nuk japin shume detaje lidhur me personat e prekur.

Dy rastet ne kete vend te kontinentit evropian vijne pas verifikimit te nje rasti te siguruar ne Spanje dhe nje rasti tjeter ende te pavertetuar ne Itali.

Nderkohe, pritet qe ministrat e Shendetesise te vendeve anetare te BE te mbajne nje samit per marrjen e masave kunder ketij virusi.

Top Channel