Rekrutohen me dhune ushtaret

26/04/2009 19:40

Rreth 200 te rinj jane rekrutuar me force nga policia ushtarake ne bashkepunim edhe me forcat e policise se rendit, gjate nje aksioni ne disa rrethe te ndryshme te vendit.

Te rinjte e moshes 19 deri 22 vjec jane derguar ne repartin ushtarak te Bunavise ne Vlore.

Shkaku ka qene detyrimi per te kryer sherbimin ushtarak, por prinderit e te rinjve thane per Top Channel se prej disa ditesh nuk kane patur asnje informacion per femijet e tyre.

“Edhe ne jemi njerez s’jemi kafshe”, eshte shprehur nena e nje prej rekruteve te rinj.

“Kisha nje jave qe kerkoja djalin dhe nuk e gjeja”, thote nje tjeter prind.

Te gjithe te rinjte e mbledhur ne Bunavi jane qethur dhe kane marre pajimet e ushtarit, duke filluar qe nga dita e pare e mberritjes ne detyren e sherbimit ushtarak, i cili perfundon ne fund te ketij viti.

Top Channel