Programi, Rama ne Korce

26/04/2009 17:55

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama gjate prezantimit te programit te PS-se eshte ndalur ne fshatin Ormen te Korces, ku ka theksuar se gjendja ekonomike e ketyre banoreve tregon se fshati mban statusin e jetimit, nje status qe do te ndryshoje pas 28 qershorit.

“Do te shpallim edhe minimumin jetik qe do te thote se nuk do te lejojme qe te kete familje shqiptare nen kete minimumin jetik. Thelbi i filozofise tone te re eshte qe varferia thyhet duke nxitur punen dhe aktivitetin prodhues”, eshte shprehur Rama.

Kreu i PS-se i shoqeruar edhe nga drejtues te larte te kesaj partie ka ndalur edhe ne Pirg te Korces duke premtuar nafte pa akcize per te gjitha produktet bujqesore, pavaresisht rritjes se cmimit te naftes.

“Nuk ka familje shqiptare ne qytet te cilave nuk u dridhet dora nga cmimet e atyre produkteve qe vijne nga matan diellit, pasi qeveria nuk sjell dot produktet nga fshati por i le ato te kalben”, tha Rama.

Kryetari socialist ka deklaruar gjithashtu se cdo vendim ne qeverisje do te merret ne konsultim me vete njerezit.

Top Channel