Kanceri i gjirit, tubim ne kryeqytet

26/04/2009 19:55

Dhjetra gra, burra dhe femije kane zhvilluar nje tubim paqesor ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” per te thene se kanceri i gjirit mund te parandalohet.

Hajri Bracellari eshte nje nga te mbijetuarat e kesaj beteje, qe mund te fitohet nese nje grua kujdeset per shendetin e saj.

“Gjithkush mund te mbijetoje si edhe une, nese semundja kapet ne kohe”, eshte shprehur Bracellari.

Por per te luftuar kete semundje qe prek cdo vit rreth 600 gra shteti duhet te marri masa.

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli premtoi se do te merren masa qe ne te ardhmen mamografia, por edhe pub-testi te behen falas.

 “Do te subvencionojme pub-testin edhe mamografine. Lufta kunder kancerit do te jete prioritet per ne dhe kete premtim do ta mbajme”, tha Topalli.

Edhe kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama i eshte bashkuar ketij tubimi duke treguar se lufta kunder kancerit mund te fitohet.

“Familja ime ka luftuar me kancerin ne trupin e djalit tim dhe ishte nje lufte qe zgjati tete muaj. Mund ta kishim humbur, por fati desh qe ne te fitonim. Shume njerez nuk ja dalin dot per nje arsye shume te thjeshte, qe semundja kapet me vonese”, deklaroi Rama.

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane tha se duhet te punohet fort per gjetjen e kures ndaj kancerit te gjirit i cili ka perkur nje numer te madh te femrave ne gjithe boten.

“Kjo nuk eshte beteje e lehte fitimi. Deri me sot nuk kemi nje kure per sherimin e kesaj semundjeje, por ne nuk duhet te heqim dore per sherimin e saj”, eshte shprehur John Withers.

Ne kete aktivitet te organizuar nga YRCA, ka qene e pranishme zonja e pare Teuta Topi dhe perfaqesues te parlamentit dhe institucioneve shteterore.

Top Channel