Berlin, referendum per mesimin fetar

26/04/2009 18:40

Ne Berlin po zhvillohet referendumi per oret e mesimit fetar. Ky votim ka ngjallur nje debat te ashper per nxitjen e tolerances fetare dhe integrimit te qindra mijera myslimaneve qe jetojne ne kryeqytetin gjerman.

Votimi i se dieles mund te sjelle edhe ndryshime ne ligj, duke u lejuar studenteve te zgjedhin mes mesimeve te bazuara te feja dhe kurseve te detyrueshme etike qe kane si qellim t’i pajisin me nje game me te gjere vlerash.

Disa prej votuesve jane pro leksioneve fetare, ndersa te tjere e kundershtojne me argumentin se nuk duhet te shpenzohen parate e taksave per te financuar leksionet fetare.

Kurse disa jane te mendimit qe keto mesime te jene ndara, sepse eshte ceshtje private e gjithsecilit.

Ndersa Gjermania ka nje numer te barabarte katolikesh dhe protestantesh, Berlini ka nje tradite te gjate laike.

Aty jetojne numri me i madh i myslimaneve kryesisht turq qe jane rreth 220 mije.

Ligji do te ndryshoje nese nje e katerta e zgjedhesve e mbeshtet.

Sondazhet tregojne se opinionet jane te ndara dhe pjesemarrja mbetet nje faktor vendimtar.

Top Channel