Varferia, PS kunder qeverise

25/04/2009 15:00

Zedhenesja Keshillit te Ministrave, Majlinda Bregu, iu referua te dhenave te raportit te Bankes Boterore, PNUD dhe INSTAT, kur tha se 200 mije njerez ne Shqiperia kane arritur t’i shpetojne zinxhirit te varferise.

“Nga 18.5% qe ishte ne vitin 2005, sot niveli i varferise ka rene ne 12.4% te popullsise, me nje renie me mbi 35% ne vitet 2005- 2008, nga nje renie me 27% qe ishte shenuar ne periudhen 2002-2005. Konsumi mesatar per fryme eshte rritur me 7% qe nga viti 2005. Fakti se ka patur nje renie te ndjeshme te varferise ne zonat rurale, me 47% deshmon se varferia nuk eshte me sot nje problem kryesisht rural”, u shpreh Bregu.

Per zonjen Bregu ulja e varferise ne Shqiperi, tregon sukesin e reformave te nderrmara nga qeveria ne 4 vjet, qe sic tha ajo do te vijojne dhe ne mandatin e dyte.

Por PS e sheh nivelin e varferise ne nje kendveshtrim krahasues mes fshatit dhe qytetit. Nenskretari per programin Ervin Bushati tha se varferia eshte 50% me e larte ne zonat rurale se ne zonat urbane.

“Varferia eshte 50 % me e larte ne zonat rurale se ne qendrat urbane. Pabarazia rajonale per te ardhurat ekonomike te çdo familje eshte prezente ne nje forme ekstreme ne Shqiperi. Varferia ne  Qarkun Lezhe eshte 31 %; Ne Qarkun Kukes eshte 37 % dhe ne Qarkun Diber eshte 41 % mbi mesataren e nivelit te varfersie ne vend. Qeveria nuk ka bere asgje per te ulur varferine ne qarqet e harruara prej saj; Nuk ka marre asnje mase per te zhdukur diferencat rajonale ne nivelin e varferise», u shpreh Bushati.

PS, tha zoti Bushati, ne programin e saj do te kujdeset qe zhvillimi ekonomik te jete i balancuar dhe te zbuse pabarazite rajonale.

Top Channel