Sulm kamikaz ne Kandahar, pese te vdekur
25/04/2009 12:30
Atentat ne rezidencen e guvernatorit te Kandaharit ne Afganistan. Tre kamikaze shperthyen veten, duke lene te vrare pese police dhe duke plagosur tre te tjere.
Lajmi eshte konfirmuar nga zyrtare lokale. Askush nuk ka marre pergjegjesine per sulmin e sotem. Kandahari eshte nje zone beteje mes talebaneve dhe forcave afgane te mbeshtetura nga trupat e huaja.
Muajt e fundit aktet e dhunes ne Afganistan kane pesuar rritje. 70 mije ushtare te huaj ndodhen nen kete vend, shumica e tyre nen komanden e NATO-s.
Top Channel