Rama: Do te ngreme Agjenci te Biznesit Agrar

25/04/2009 16:00

Kryetari opozites Edi Rama vizitoi nje nga bizneset agrare ne qarkun e Korces, gjate turit te tij per prezantimin e programit qeverises.

Nga biseda me fshataret, ai u njoh me disa shqetesime qe lidhen me veshtiresite e biznesit, agrar, me tregjet e shitjes, mungesen e subvencioneve per shkak te shperndarjes jo te drejte te tyre.

Kryetari i PS-se, i shoqeruar nga deputetet Majko, Blushi dhe Dalipi, eshte ndalur me pas ne nje takim masiv ne komunen Libonik, ku zoti Rama prezantoi disa nga pikat e programit qeverises per te bere te mundur sipas tij nje fshat me mireqenie. Ai premtoi ngritjen e Agjensise se Biznesit Agrar.

“Do te ngreme nje agjenci, e cila do te kete si funksione kryesore monitorimin dhe garantimin e cilesise se farerave, pesticideve, informacionin mbi tregun dhe cmimet e sherbimeve bujqesore”, u shpreh Rama.

Sipas tij, programi i PS-se parashikon nxitjen e nje biznesi agrar per cdo familje.

“Ne do ta shohim familjen ne fshat, si nje familje fermere qe duhet te kthehet ne nje biznes agrar dhe do ta perjashtojme nga cdo takse dhe tatim fitimi ne tre vitet e para” u shpreh Rama.

Kryetari i PS, Edi Rama, premtoi se qeverisja socialiste do te drejtoje vemendjen e saj te grupet e interesit.

Top Channel