G7, Trichet: Nuk eshte koha per t’u vetekenaqur
25/04/2009 01:50
“Ka permiresime, por nuk eshte koha per t’u vetekenaqur”. Keshtu eshte shprehur presidenti i Bankes Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet.
Deklaratat e tij jane bere ne kuader te takimit te ministrave te Ekonomise te vendeve te G7-es, ne Uashington.
Sipas Trichet, “disa tregues vazhdojne te japin shenja negative, prandaj duhet te vazhdojme te punojme shume ne menyre aktive”.
Top Channel