Ekstradohet nga Italia, vrau dy persona

25/04/2009 08:25

Nje i kerkuar prej 10 vitesh per vrasjen e dy personave dhe plagosjen e nje te treti i eshte dorezuar drejtesise shqiptare dhe tashme do te vuaje denimin e marre.

Kol Bushgjoka eshte ekstraduar nga Italia, pas bashkepunimit mes sektorit te operacioneve speciale, Interpol-Tiranes dhe homologeve te shtetit fqinj. Bushgjoka eshte derguar ne ambientet e burgut 302, ku do te vuaje denimin prej 25 vjetesh burg te vendimit penal te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Ky vendim eshte dhene me 13 korrik te vitit 1999, per vepren penale te “vrasjes me dashje”, “vrasjes me dashje e mbetur ne tentative” dhe “armembajtjes pa leje”.

Sipas policise, ai ka qene i shpallur ne kerkim nga Komisariati nr. 4, qe me 1 mars te vitit 1999. Sipas dosjes penale, ai ka vrare Agim Xhemeten dhe Artan Hoxhen. Ne kete atentat ka mbetur i plagosur rende edhe Spartak Hoxha. Policia shpjegon se ne ate kohe konflikti qe solli kete ngjarje kishte ndodhur per motive banale dhe palet nuk kishin pasur konflikte te meparshme.

Top Channel