Bllokohen punimet per autostraden Levan-Tepelene

25/04/2009 09:05

Banoret e zones se Levanit dhe Frakulles, pronat e te cileve preken nga rruga Levan-Tepelene, nuk kane lejuar vijimin e punimeve ne autostrade.

Ata nuk kane lejuar asnje mjet teknologjik apo punetor te firmes qe t’u afrohet tokave te tyre. Sipas fermereve, jane hasur disa probleme me shpronesimet. Dhjetera persona ankohen se nuk e kane gjetur emrin ne listat e shpronesimeve.

Nderkohe qe nje pjese e madhe, qe i kane emrat ne lista, ankohen se do te shpronesohen per nje siperfaqe me te vogel nga ajo qe kane ne te vertete.

Po ashtu, banoret e Levanit dhe Frakulles, kundershtojne cmimin e shpronesimeve qe po aplikohet per ta qe prej nje viti. Ata jane shprehur se punimet ne autostrade nuk mund te nisin nese per ta nuk zgjidhet ceshtja e shpronesimeve.

Top Channel