Bashkia: Vendimi per komisionin, antikushtetues

25/04/2009 13:25

Bashkia e Tiranes reagon ndaj vendimit per ngritjen e komisionit hetimor mbi dhenien e lejeve te ndertimit nga kreu i saj, Edi Rama.

Drejtoresha Juridike e Bashkise, Migena Vishka deklaroi se i propozoi kryetarit Rama qe t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per te shfuqizuar vendimin e kuvendit te Shqiperise, si te papajtueshem me Kushtetuten.

“Komisioni hetimor per kryetarin e Bashkise eshte i paligjshem dhe bie ndesh me Kushtetuten”, u shpreh Vishka.

Ne seancen plenare te se enjtes, kuvendi me ane te nje votimi ku moren pjese vetem deputete te shumices miratoi ngritjen e komisionit hetimor.

Top Channel