Bashkia: Vendimi i kuvendit, antikushtetues

25/04/2009 15:25

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur ndaj kryetarit te bashkise se Tirane, Edi Rama eshte i jashteligjshem dhe antikushtetues. (UPDATE)

Drejtoresha Juridike ne Bashkine e Tiranes, Migena Vishka, ka sqaruar arsyet qe e zhvleresojne kete komision

“Ky komision eshte miratuar ne kundershtim me ligjin dhe nuk mund te prodhoje pasoja ligjore. Ngritja e tij bie ne kundershtim me nenin 4, pika 6 te ligjit “Per Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore ne Kuvend”. Ky nen percakton se nuk mund te ngrihen komisione gjate 4 muajve para mbarimit te mandatit te parlamentit”, u shpreh Vishka.

Drejtorja juridike prane bashkise se Tiranes shprehet se i ka propozuar kryetarit te bashkise Rama t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per te shfuqizuar kete vendim si te papajtueshem me Kushtetuten si dhe te marre masen e pezullimit te zbatimit e tij deri ne shqyrtimin nga kjo Gjykate.

Top Channel