Zgjedhjet, 430 vezhgues te ODIHR-it

24/04/2009 08:40

Zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit do te monitorohen nga 430 vezhgues te ODIHR-it. Bashkerisht pritet qe organizatat vendore te angazhojne 2500 vezhgues vendas, qe do te mbeshteten nga USAID.

Keto te dhena behen te ditura nga raporti i pare i ODIHR-it per zgjedhjet parlamentare. Delegacioni i raportimit te nevojave te OSBE/ODIHR-it, qe vizitoi Shqiperine ne datat 16-19 mars 2009, ka publikuar konkluzionet per procesin elektoral ne vendin tone.

ODIHR mendon se standardet mund te realizohen vetem nese pergatitjet per infrastrukturen dhe administrimin e zgjedhjeve do te behen brenda kohes se duhur. Nje ceshtje kyce konsiderohet ecuria e shperndarjes dhe prodhimit te dokumenteve te reja te identitetit.

Konsiderohet e paqarte nese qytetaret shqiptare jane te mirinformuar me menyren se si do te operoje procesi i rimbursimit, ne te njejten kohe qe disa perfaqesues te OSBE/ODIHR sugjerojne se pretendimet per uljen e çmimit mund ta ngadalesojne edhe me tej procesin e aplikimit, sikurse edhe terheqjen e kartave te gatshme.

Sakaq, ne raport vihet re se nuk jane marre masa specifike lidhur me lehtesite ne aplikimin e personave me aftesi te kufizuara, te moshuarit, pacientet e spitaleve, te burgosurit, apo invalidet. Ne kapitullin e konkluzioneve dhe rekomandimeve sugjerohet qe ne fillim te muajit maj te startoje vezhgimi per zgjedhjet. Ne raport vleresohet gjithashtu regjistri i ri i votuesve, por vihet ne dukje se mungon ende nje sistem i adresave, c’ka duhet te ishte pjese e rendesishme e kesaj reforme elektorale.

Top Channel