Sarkozy-Berishes: Mbeshtetje per ne BE

24/04/2009 18:50

Presidenti i Frances, Nicolas Sarkozy ne takimin e zhvilluar me kryeministrin shqiptar Sali Berisha ka dhene garancine per mbeshtetjen e vendit te tij per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Gjate takimit ne pallatin presidencial Elize, Sarkozy ka theksuar se Parisi zyrtar e mirepret aplikimin e Shqiperise per statusin e kandidatit.

“Franca mbeshtet statusin e vendit kandidat. Shqiperia do te jete anetare e BE-se dhe per kete nuk ka kthim pas. Franca do ta mbeshtese Shqiperine ne rrugen drejt integrimit”, ka deklaruar Sarkozy.

Ndersa kryeministri Berisha, nga ana e tij ka shprehur mirenjohjen e thelle te Shqiperise per kete mbeshtetje te Frances, si dhe ka dhene garancine e tij per vazhdimin e kryerjes se reformave.

Top Channel