Koreja e Veriut shtyn gjykimin e gazetareve amerikane
24/04/2009 04:20
Koreja e Veriut ka lajmeruar shtyrjen e gjykimit te dy gazetareve amerikane te arrestuara me 17 marsin e shkuar ne kufi me Kinen.
Lajmin e ka bere te ditur agjencia e lajmeve koreanoveriore “KCNA”, sipas se ciles shtyrja e gjykimit eshte vendosur “mbi bazen e zbulimit te provave te krimit ne ngarkim te tyre”.
Dy gazetaret punonin te dyja per kanalin televiziv “Current Tv”.
Ato akuzohen per hyrje ne menyre te paligjshme ne Korene e Veriut.
Top Channel