Britania, lufte pabarazise ne paga mes gjinive

24/04/2009 14:10

Qeveria britanike i shpall lufte pabarazise se pagave mes meshkujve dhe femrave.

Firmat dhe ndermarrjet britanike do te jene te detyruara me ligj te tregojne sa paguajne meshkujt dhe sa femrat, duke mos lene keshtu vend per klauzola sekrete, qe pengojne njohjen e pages se kolegeve. Do te kete inspektime te detyrueshme te rrogave me objekt zbulimin e punedhenesve qe paguajne me pak femrat.

Kjo mase perfshihet ne projektligjin per mundesi te njejta, qe vjen 40 vjet pas hyrjes ne fuqi te ligjit te pare Equal Pay Act per barazine ne paga. Kreret e ndermarrjeve jane shokuar nga ky lajm, shkruan “Times”. Ndermarrjet me 250 ose me shume punonjes, kane kohe deri ne 2013. Ne rast te kalimit te afatit do te perballen me ceshtje civile ose penale.

Ligji perfshin edhe sektoret publike me 150 ose me shume punetore. Ne sektorin privat hendeku mes pages se meshkujve dhe femrave eshte mesatarisht 22 perqind, ndersa ne shtet 17,1 perqind.

Top Channel