Zgjedhjet, pakt KQZ-KKRT per monitorimin e mediave

23/04/2009 13:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nenshkroi sot paradite marreveshjen me Keshillin Kombetar te Radio-Televizionit per monitorimin e mediave gjate fushates zgjedhore.

Per KKRT-ne marreveshja u nenshkrua nga kryetarja Mesila Doda, kurse per KQZ-ne nga kryetari Arben Ristani dhe nenkryetarja Deshira Subashi.

Monitorimi i medias perfshin ne fakt vetem radio-televizionet publike dhe private dhe eshte nje detyrim ligjor qe parashikohet nga Kodi Zgjedhor.

Gjate 30 diteve qe zgjat fushata zyrtare, prane KKRT-se funksionon nje bord i medias me 7 anetare. Bordi i raporton rregullisht Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ligji imponon detyrimin per te qene te paanshem per radio-televizionet dhe detajon deri shpendarjen e minutazhit per subjektet politike.

Ne rast shkeljesh te verejtura nga bordi, KQZ mund te vendose gjoba, nga 2 milione leke per operatorin lokal, deri ne 3 milione e gjysme per operatorin kombetar. Ne rast perseritje, KQZ mund t’i kerkoje KKRT-se deri bllokimin per 48 ore te sinjalit te operatorit radio-televiziv.

Top Channel