Shendetesia: Respektoni higjienen ne plazh

23/04/2009 16:15

Me afrimin e sezonit turistik Ministria e Shendetsise u kerkon strukturave te saj neper rrethe te mos tolerojne ne respektimin e parametrave higjieno-sanitare ne zonat e plazheve.

“Rrjeti i kanalizimeve ne shume zona eshte i amortizuar dhe kerkon kontrolle dy here ne dite. Duhet te behet ndryshim i nivelit te klorit sipas nivelit te konstatuar te ndotjes”, u shpreh drejtori i Shendetit Publik, ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja.

Zonat me te nxehta nje vit me pare u identifikuan, plazhi ne zonen e Shkembit te Kavajes, plazhi i ri ne Vlore si dhe pika te tjera per, te cilet drejtues te Shendetsise kerkojne qe edhe vete qytetaret te mos i zgjedhin ato per te pushuar. Ne rrethin e Durresit ka nisur mbyllja e disa lokaleve per shkak te kushteve te renda higjieno-sanitare.

Drejtues te Shendetit Publik ankohen nga pushteti vendor pasi ne shume raste edhe kur ata vendosin gjoba  nuk respektohen nga bashkite.

Ministria e Shendetsise u ka shperndare te gjithe Drejtorive manualin me sanksionet dhe gjobat qe duhet te vendosin ne cdo rast.

Top Channel