Muzeu i Shkencave, ceshtja sot ne Gjykaten e Larte

23/04/2009 08:35

Gjykata e Larte pritet te shqyrtoje sot ceshtjen e Muzeut te Shkencave, per te cilin kane hyre ne konflikt ish-pronaret dhe shteti.

Studente dhe pedagoge te Fakultetit te Shkencave protestuan dje para Gjykates, duke kerkuar mbrojtjen e Muzeut te Shkencave me statusin e nje objekti te rendesise se vecante. Muzeu, i cili eshte i rralle ne rajonin tone, llogarit nje shumellojshmeri speciesh te kapura ne territorin shqiptar.

Godina ku sot ndodhet muzeu, qe nga ndertimi i saj ka pasur funksione te ndryshme. Ne kohen e Mbretit Zog ajo ka sherbyer si konvikt, ndersa pas pushtimit te Shqiperise nga Italia ajo ka sherbyer per riparimin e motoreve te avioneve. Ne vitin 1948, ndertesa u kthye ne Muze te Shkencave te Natyres.

Ne vitet e para te krijimit te tij, muzeu ishte ne varesi te Institutit te Shkencave dhe nga viti 1957 ai kaloi ne varesi te Fakultetit te Shkencave Natyrore. Ne vitin 1969, muzeu u riorganizua ne tre sektore: sektori i zoologjise, sektori i botanikes dhe sektori i gjeologjise.

Top Channel