Itali, sekuestrohet kanabis, vinte nga Shqiperia

23/04/2009 15:50

Policia italiane sekuestroi ne portin e Ankones nje sasi prej 700 kilogramesh kanabisi te futur ne thaset qe duhet te kishin miell dhe qe duhet te shkonin ne ndihme te familjeve te prekura nga termeti shkaterrues i fillimit te prillit,ne Abruzzo.

Autoritetet portuale bejne te ditur se trageti vinte nga Greqia, por lenda narkotike kishte si origjine Shqiperine.

Nuk dihet ende se si eshte bere i mundur kalimi i kanabisit, nderkohe qe kane nisur hetimet ne perpjekje per te identifikuar ndonje rrjet te mundshem te lendeve narkotike.

Top Channel