INSTAT: Rritet varferia ne zonat malore

23/04/2009 15:55

Shqiptaret qe jetojne ne zonat malore te vendit, por edhe ne disa zona periferike te metropolit, vazhdojne te jetojne ne varferi te plote.

Studimi me i fundit i INSTAT tregon se ne qytete si Tropoja, Kukesi, Hasi, Bulqiza, Dibra, Gramshi dhe Elbasani niveli i varferise ne vitin 2005 ishte 25.6 % dhe ne 2008 26.6%.

“Ne zonat malore kemi nje rritje te varferise nga 25.6 perqind ne 26.6 perqind. Shkak per kete eshte bere pamundesia per migrim brenda territorit te Shqiperise te banoreve qe jetojne atje. Po ashtu edhe ne Tirane vihet re nje rritje e varferise nga 8.1 ne 8.7 perqind”, u shpreh drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja.

Nderkohe ne zonat rurale te bregdetit, por edhe ne qender te vendit, gjate kater viteve te fundit ka nje ulje te varferise me 10 -13 % .

Ulja varferise ne disa zona rurale ka ardhur si pasoje e rritjes se pensioneve dhe pagave por edhe zhvillimit bujqesor.

Por ekspertet e Bankes Boterore sugjerojne qe shteti te analizoje faktoret e kesaj rritjeje dhe te marre masa qe gjate viteve te ardhshme te mos kemi renie te ketyre treguesve qe mund te vijne edhe nga kriza ekonomike qe ka prekur boten

“Duke pare keto te dhena duhet te jemi te vemendshem per programet qe duhet te zbatoje politika qe te mos rritet papunesia, apo kriza ekonomike te kercenoje ashper vendin”, u shpreh Camille Nuamah, shefe e Bankes Boterore ne Tirane.

Keshilltari i kryeministrit Berisha, Selami Xhepa tha se do te nderhyhet ne permiresimin e skemes se ndihmes ekonomike. Ne kete studim eshte vene re se shqiptaret harxhojne me shume para per arsimim sesa per ushqim ne krahasim me kater vite me pare.

Top Channel