I riu qe takoi Berishen si Xho hidrauliku

23/04/2009 20:55

Ashtu si Xho hidrauliku ne zgjedhjet presidenciale amerikane, i kane mjaftuar pak sekonda dialog me kryeministrin e vendit, qe Donaldi  te njihet jo vetem si kavajas, por edhe nga nje pjese e madhe e shqiptareve.

Djaloshi 16 vjecar, i cili studion ne vitin e 2-te ne shkollen e mesme profesionale “Beqir Cela” ne Durres ne degen elektrike, ka nje enderr; te hape nje biznes ku te ushtroje profesionin per te cilin po studion. “Dua te hap biznesin tim dhe te kem nje te ardhme”, shprehet ai.

16 vjecari tregon me thjeshtesi se eshte krenar per takimin e tij me kryeministrin Berisha. Megjithese mbeshtet platformen e djathte, ai kerkon qe te investohet me shume ne infrastrukture dhe ne sherbime. “Eshte nje nder te takosh zotin Berisha. Ka kontribuar shume per shkollat, per cdo gje. Beri abone per ne, per te shkuar ne shkolle me autobus”, shton i riu.

Familja e Donaldit ne Kavaje nuk ka nje jetese te lehte. E megjithate, babai i tij ndihet krenar per te birin. Sipas tij, mesazhi qe kreu i qeverise percolli per familjen e tij, tregon se ne Kavaje eshte punuar por duhet te nderhyhet me shume ne disa sektore, ne menyre qe jetesa e qytetareve te permiresohet edhe me tej. “Eshte bere por ka ende pune. Kemi votuar gjithmone dhe do votojme per mazhorancen qe duhet te beje me shume”, shprehet i ati.

Kavaja, ndryshe nga heret e tjera, ka pare edhe vizita te liderit te opozites se majte, i cili ka shkelur ne turet e tij edhe ato qe njihen si bastione te Partise Demokratike, si, Tropoja, Lazarati, apo edhe Kavaja. Por Donaldi dhe familja e tij nuk e kane te lehte te ndryshojne pozicion, pavaresisht nga veshtiresite e jeteses.

 

Top Channel