Hapet “Panairi i Punes”

23/04/2009 14:45

Per te dytin vit me radhe eshte zhvilluar ne Tirane, “Panairi i Punes”, panair ky qe i jep mundesine te rinjve qe pas diplomimit te integrohen menjehere ne tregun privat te punes dhe prane kompanive te ndryshme.

Panairi eshte organizuar nga Zyra e Karrieres ne universitetin e “New York” ne Tirane. Qellimi i ketij panairi sipas organizatoreve eshte krijimi i mundesive per punesim per studentet qe diplomohen kete vit akademik.

Ne kete panair ishin disa dhjetera kompani te rendesishme qe veprojne ne tregun shqiptar deri tek institucione shteterore si Ministria e Ekonomise dhe Bashkia e Tiranes. Te rinjte ne pritje te diplomimit kane pare nga afer vendet e punes dhe mundesite qe ofrojne ndermarrjet private.

Ata kane plotesuar aplikimet per tu bere pjese e tyre pas diplomimit. Fushat ne te cilat ata kane aplikuar jane bankat, siguracionet, telefonia celulare, distribucioni, komunikimi, marketingu, konsulence financiare deri tek pushteti qendror dhe ai vendor.

Top Channel