Denohet me 12 vjet, mashtruesja Albana Laze

23/04/2009 16:25

Gjykata e Tiranes shpalli fajtore Albana Lazen dhe e denoi me 12 vjet burg, aq sa kishte kerkuar edhe prokuroria ne konkluzionet e procesit.

Ajo u akuzua per mashtrim ne shuma te medha dhe shpifjes per shkak te detyres. Gruaja 35-vjecare u cilesua fajtore per mashtrimin qe u kishte bere disa shtetasve duke ju premtuar se do t’i nxirte nga burgu te afermit e tyre qe ndodhen nen arrest, ne shkembim te 150 mije euro.

Por pervec mashtrimit qe i kushton 12 vjet jete ne qeli, gjykata u shpreh ne vendimin e saj se Laze denohet edhe me nje vit burg per shpifje ndaj zyrtareve pasi ka perdorur emrin e disa juristeve per te arritur qellimet e saj.

Te dyja denimet te bashkuara u lane nga gjykata me 12 vjet heqje lirie. E pandehura e ka ndjekur ne qetesi shpalljen e vendimit.

Albana Laze dyshohet edhe per raste te tjera mashtrimesh, por cfare e dergoi ate ne qeli ka lidhje me kallzimet e familjareve te Emiliano Shullazit dhe Genci Ferhatit, edhe keta te dy ne burg per vepra te renda penale.

Top Channel