Amnesty International kerkon qe NATO te marre pergjegjesine per vrasjen e njerezve te pafajshem gjate bombardimit te zyrave te televizionit shteteror serb RTS 10 vjet me pare.
16 persona mbeten te vrare dhe 16 te tjere u plagosen gjate sulmit te 23 prillit, 1999 ne qender te Beogradit. Organizata per te drejtat e njeriut e cilesoi sulmin si krim lufte. AI kerkon nga NATO qe te garantoje hetime te pavarura dhe te korrigjoje gabimet.
Zyrtaret e aleances thane ne kohen e bombardimit se zyrat ishin qender e propagandes se spastrimit etnik ne Ballkan.
Bombardimet ishin pjese e fushates 78-ditore te NATO-s, kunder ish-presidentit Sllobodan Milloshevic per te ndalur vrasjet masive te shqiptareve te Kosoves.
Top Channel