Shkoder, Rama: Jo centralit atomik

22/04/2009 15:10

Kryetari i opozites, Edi Rama, eshte ndalur ne kryeqendren e veriut ne Shkoder, ne vijim te turit te prezantimit te programit qeverises.

Ne vemendjen e shefit te socialisteve ishte dhe ideja e vendosjes se nje centrali berthamor ne kete qytet. Zoti Rama hoqi nje paralele mes ketij centrali dhe TEC-it ne Vlore per te cilin tha ai kryeministri u premtoi vlonjateve ne 2005-en se do te zhvillonin referendum nese pranonin apo jo ndertimin e tij dhe se ai nuk u mbajt kurre.

Ky premtim sipas Rames, u perdor vetem per te marre votat e vlonjateve gje qe sic tha ai mund te ndodhe edhe ne Shkoder.

Zoti Rama u perqendrua ne vijim tek politikat qe parashikon programi qeverises i PS-se, per rritjen e numrit te te punesuarve.

“Punesimi do te jete per ne kryefjala e perpjekjeve. Do te nxisim ndermarrjet prodhuese e zhvillimin e turizmit”, u shpreh Rama.

Kryetari socialist tha se ka ardhur koha t’i japin qeverisjes sone, fuqine e bashkimit te ri pertej se majtes dhe te djathtes, duke i dhene jete nje politike te re qe i jep fund ndasive qe kane ne thelb te shkuaren.

Top Channel