Ngrohja globale rrezikon ekzistencen e lumenjve

22/04/2009 19:55

Ngrohja globale nuk rrezikon vetem zonat prane deteve ku niveli rritet, pasi e kunderta po ndodh me lumenjte fushore.

Sipas nje studimi te “National Center for Atmospheric Research” ne Kolorado te SHBA-se, lumenj te tille si Nigeri, Lumi i Verdhe ne Kine, Gangu ne Indi dhe shume te tjere, rrezikojne te zhduken per shkak te uljes se nivelit te ujit, duke rrezikuar miliona njerez ne mbare planetin qe e kane lidhur jeten me ta.

Sipas shkencetareve, rreth 1/3 e lumenjve me te medhenj te botes jane te predispozuar te preken nga keto ndryshime. Gjate 56 viteve te fundit jane analizuar te dhenat e prurjeve te 925 lumenjve me te medhenj te botes dhe sipas te dhenave, cdo vit ne Oqeanin Paqesor derdhet rreth 6 % uje me pak. Ndersa ne Oqeanin Indian prurjet kane rene me 3 %.

E kunderta ndodh ne Arktik ku akujt shkrijne dhe prurjet jane me te medha. “Ky fenomen eshte shume shqetesues pasi nevoja per uje rritet cdo vit, sidomos ne keto zona ku jeta eshte e lidhur me ujin”, shprehet profesori Aiuguo Dai, ndersa kolegu i tij Kevin Trenberth shton se nese pakesimi i nivelit do vazhdoje me keto ritme, atehere pas disa dekadash, disa zona te planetit do kalojne rreziqe te medha.

 

Top Channel