Meta: Ta pranojme dhe ta eleminojme krizen

22/04/2009 21:10

Duke takuar tregtaret e tregut cam ne Tirane, kryetari i LSI-se Ilir Meta u ndal vecanerisht te nje prej tregtareve, me status invalidi, e cila e njohu ate nga afer me veshtiresite e saj ekonomike.

Sipas kreut te LSI-se, pranimi i krizes ekonomike do te bente te mundur krijimin e nje klime tjeter per biznesin.

“Ne duhet jo vetem ta njohim krizen, ndryshe nga sa po ben kryeministri Berisha, por edhe ta nxjerrim vendin nga kriza e te krijojme nje klime te re per biznesin dhe konsumatorin, ne menyre qe ekonomia te dale nga ky ngerc dhe te filloje te levize”, ka deklaruar Meta.

Top Channel