Tirane, institucionet s’njohin leternjoftimet

21/04/2009 19:40

Dhjetra qytetare te cilet jane paraqitur me leternjoftim nuk kane mundur te marrin sherbime ne disa institucione shteterore.

Punonjesit e bankave, sherbimit social, ambasadave, por edhe ne disa institucione te tjera nuk kane pranuar t’u japin qytetareve sherbimin e kerkuar nese ata me pare nuk u dorezojne certifikaten.

Kryetari i njesise bashkiake numer 7 ne Tirane, Pandi Sara, tha se fluksi i qytetareve qe kerkojne te pajisen me certifikate vazhdon te mbetet e i larte dhe kjo ndodh per disa arsye.

“Praktikisht ky ligj nuk fshin pjesen tjeter te sherbimeve qe kerkojne qytetaret. Kur ata paraqiten ne institucione te ndryshme, ato nuk e njohin leternjoftimin dhe vijne te pajisen me certifikata. Edhe ne aplikimin per patenta kerkohet certifikate, ne sigurimet shoqerore kerkohet certifikate, duhet te behet dicka qe kartat te pranohen”, ka pohuar Sara.

Por drejtori i pergjithshem i Gjendjes Civile ne Tirane, Armand Teliti, deklaron se leternjoftimi eshte dokumenti i vetem dhe me i sigurti i cili duhet te njihet nga te gjitha institucionet, pasi ligji eshte i qarte.

“Nese nje qytetar paraqitet kudo me karten e identitetit, ai eshte dokumenti i tij. Kjo eshte shkelje e institucioneve”, ka theksuar Teliti.

Zoti Teliti thote se nese nje qytetar nuk merr sherbimin e duhur duke u paraqitur me leternjoftim, ai ka te drejte te padise kete institucion per burokraci.

Top Channel