Semundjet, femrat qe ushqejne me gji, me te mbrojtura

21/04/2009 19:15

Femrat qe i kane rritur femijet me qumesht gjiri jane me pak te predispozuara per t’u prekur nga semundjet e zemres, ne krahasim me ato qe nuk e kane bere nje gje te tille me te vegjelit e tyre.

Sipas nje studimi te kryer nga kerkuesit e Universitetit te Pitsburgut, grate e kategorise se pare jane me te avantazhuara pasi kane 10 % me shume mundesi te mos preken nga iktusi apo infarkti, por edhe diabeti, ndersa 20 % me pak mundesi te vuajne nga tensioni i larte.

Ne kete studim te publikuar ne revisten “Obstetrics and Gynaecology” kane marre pjese 140 mije femra pas menopauzes. Sipas shkencetareve, studimi do vazhdoje per te zbuluar lidhjen qe kane keto semundje me faktin se e ushqe apo jo nena femijen me gji.

Top Channel