Muri kinez “zgjatet” me 2500 kilometra

21/04/2009 11:10

Muri i Madh Kinez eshte me i gjate nga c’mendohej. Sipas perllogaritjeve te fundit rezulton se monumenti me i madh i planetit, pasuri qe mbrohet nga UNESCO, eshte 8852 km i gjate dhe jo 6300, sic besohej.

Shifra ka dale pas matjeve te kryera me teknologji moderne nga Enti per Trashegimine Kulturore dhe Zyra e Rilevimit dhe Kartografise ne Pekin. U deshen dy vjet pune matjeje te sakta, me rreze infra te kuqe, GPS dhe teknologji te tjera. 2500 kilometrat shtese jane gjetur ne zonat malore dhe te shkretuara.

Puna per ndertimin e Murit nisi ne vitin 259 perpara Krishtit me perandorin Qin Shi Huang (259- 210). Me pas ai u restaurua gjate dinastise Ming (1.368 – 1.644). Me tej Muri u zgjat duke u shtrire ne dhjete provinca te Kines veriore. Arkitektet e perandoreve qe kerkonin te mbronin Kinen nga tribute e veriut, zgjeronin fortifikimin.

Sot Muri kinez kercenohet nga shume faktore, mes te cileve ndryshimet e klimes dhe projektet per ndertimet e rrugeve dhe autostradave, apo edhe te zhvillimit ekonomik. Alarmi eshte dhene nga drejtori i Trashegimise Kulturore Kineze, Shan Jixiang.

Sipas tij, pas qendreses mijeravjecare ndaj barbareve, Muri rrezikohet nga klima dhe infrastruktura. Pervec ketyre, qeveria kineze e ka te veshtire te pengoje aktivitete te tilla, si festat tradicionale, grafitet, apo ndertesat e paligjshme. Edhe turizmi ka shkaktuar nevojen e restaurimeve te perhershme.

Top Channel