Rama me tetraplegjiket

19/04/2009 15:20

Ne vijim te prezantimit te programit qeverises me grupe te caktuara shoqerore, kryetari i opozites Edi Rama u takua me persona me aftesi te kufizuar ne periferi te kryeqytetit.

Rama tha se prioritet do te kete rishikimi i sistemit te vleresimit te paaftesise duke kaluar nga nje vleresim thjesht mjekesor ne vleresim mjekesor dhe social.

“Por edhe individet qe u sherbejne personave me aftesi te kufizuar – tha shefi i socialisteve – vitet qe kalojne prane tyre, do t’u llogariten si vite pune per efekt pensioni”.

Ne program parashikohen dhe lehtesira per pajisjen me karburant e kesaj kategorie te shoqerise.

“Ne do ta rrisim shumen e rimbursimit te karburantit per ju qe keni nevoje per mbeshtetjen e shoqerise ne menyre qe cdo person me aftesi te kufizuar te marre ate sasi karburanti qe i nevojitet”, deklaroi Rama.

Ai tha se programi qeverises i PS-se parashikon krijimin e kartes sociale qe, sipas tij, do te sjelle nje revolucion.

“Duam te krijojme karten e te drejtave sociale e cila ne baze te profilit individual t’i jape mundesi cdo qytetari te perfitoje ne menyre transparente sherbimin social, arsimor kulturor dhe shendetesor”, eshte shprehur Rama.

Kryetari socialist tha se programi qeverises i PS-se eshte nje instrument qeverises dhe jo nje mal me premtime te pambajtshme.

Top Channel