Patozi: PD, qeveria e te gjitheve

19/04/2009 17:15

Nenkryetari dhe njekohesisht kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi ishte ne komunen Livadhja te rrethit te Sarandes.

Duke permendur investimet nga buxheti i shtetit ne kete komune, deputeti Patozi tha se qeveria e djathte i ka trajtuar qytetaret njesoj, pavaresisht bindjeve politike dhe perkatiseve etnike.

“Qytetaret e ketij vendi jane trajtuar dhe kane pasur vemendjen e qeverise pavaresisht distances se vendbanimit te tyre me kryeqytetin, pavaresisht origjines se tyre, pavaresisht bindjeve te tyre politike, pavaresisht menyres se si kane votuar ne 2005-en apo 2007-en. Kjo eshte filozofia jone krejt e ndryshme nga ajo e kundershtareve tane politike”, eshte shprehur Patozi.

Top Channel