Mijera besimtare festojne Pashket

19/04/2009 16:15

Besimtaret ortodokse ne te gjithe Shqiperine festuan ne mesnate ringjalljen e Jezu Krishtit qe permbyll ceremonite e javes se madhe te Pashkeve.

Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, hiresia e tij Anastas, uroi te gjithe besimtaret e mbledhur ne “Kishen e Ringjalljes” per kete dite te shenuar te kalendarit ortodoks.

Mijera besimtare kane pritur edhe ne sheshin para katedrales ne Korce ngjalljen e Krishtit.

Besimtaret ortodokse moren ne mesnate urimin e Mitropolitit per kete feste.

“Ngjallja e Krishtit eshte fitorja e te gjitheve duke mundur vdekjen dhe duke i dhene njeriut driten”, tha imzot Joani.

Pikerisht kete symbol, driten e shenjte, besimtaret e kane marre ne mesnate nga kisha.

Mijera qirinj jane ndezur duke marre driten nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”, ku perqendrohen festimet dhe kremtimi i Pashkes.

Festimi masiv i kesaj dite per besimtaret ortodokse ne Korce eshte nje ritual qe dallon nga zonat e tjera.

Besimtaret kane marre me vete driten e nepermjet qirinjve per t’u drejtuar me pas ne shtepite e tyre.

Drita e qiririt simbolizon ne kete feste driten e miresise dhe te shpreses.

Mes tyre besimtaret ortodokse, por edhe vizitoret qe kane zgjedhur Korcen per te festuar Pashken kane ndare edhe vezet e kuqe.

Top Channel