
Rreth 200 familje ne fshatrat e Fierit kane mbetur pa energji elektrike prej dy ditesh, pasi persona te paidentifikuar kane vjedhur vajin e transformatoreve te energjise elektrike.
Lajmi behet i ditur nga kreu i OSSH-se ne Fier, Leonard Osmenaj, i cili po udheheq grupet e punes per te riparuar defektet e shkaktuara nga hajdutet. Osmenaj ka kerkuar edhe ndihmen e policise dhe prokurorise per gjetjen e fajtoreve dhe venien e tyre para ligjit.
Vjedhja e pazakonte e vajit te transformatoreve ka ndodhur ne fshatrat Vadhiz dhe Mbrostar ne Rrethin e Fierit. Kreu i OSSH-se tha se nga tre transformatore jane vjedhur afro 200 litra vaj. Ky lubrifikant nuk perdoret per automjetet, por vetem per makinerite bujqesore.
Top Channel