UDC mbeshtet Polin e lirise

18/04/2009 20:25

Ashtu sic ishte paralajmeruar, drejtuesit e UDC-se italiane te Pierfernando Casini-t kane nisur perkrahjen per Demokristianet e Ndokes dhe Polin e Lirise ne kete para-fushate zgjedhore.

Kryetari i Asamblese se Senatoreve te UDC-se, Bruno Ferrara dhe kreu i grupit parlamentar te kesaj partie jane takuar me kreret e koalicionit ku jane njohur edhe me programin e saj elektoral. Kryetari i PDK-se Ndoka, theksoi se Poli i Lirise do t’i jape perkrahjen e munguar nga qeverisja aktuale disa kategorive te qytetareve, dhe kjo sipas tij duket edhe ne afrimin ne aleance te ish te perndjekurve, komunitetit rom apo edhe ish pronareve.

“Ne u dhame garanci miqve tane italiane se grupimi yne eshte i faktorit progresiv qe kerkon te ndryshoje gjendjen e mbajtur peng nga PD dhe PS”, u shpreh Ndoka. Nderkohe, dy drejtuesit e larte te UDC-se theksuan se Poli i Lirise duhet te marre mbeshtetjen e qytetareve, pasi sipas tyre perfaqeson vlerat e munguara ne demokracine e re shqipetare.

Top Channel