Tirane, farmaci e klinika te paligjshme

18/04/2009 16:15

Dhjetera farmaci, klinika dentare, por edhe shendetesore ushtrojne aktivitetin e tyre ne menyre te kundraligjshme ne kryeqytet.

Keto subjekte shendetesore informale nuk kontrollohen nga institucionet shteterore pasi jane pa licence, duke vene ne rrezik shendetin.

Keto klinika e farmaci ushtrojne prej shume kohesh aktivitetin e tyre pa licence, pa leje higjieno-sanitare apo pa drejtues teknik.

Nga ana tjeter, teksa ka shume farmaci qe veprojne pa leje diten, naten ne te gjithe Tiranen eshte lejuar te ushtroje aktivitetin vetem nje farmaci. Por kerkesa eshte qe farmacite e nates te jene disa te tilla.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta