Rama ne Cerrik, prezanton programin e ri

18/04/2009 16:05

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar programin e ri qeverises ne qytetin e Cerrikut, ku vuri theksin tek ajo qe e quajti kapitullim i qeverise ne reformat sociale.

Rama theksoi se nxitja e punesimit do te jete nje pikete e rendesishme ne kete program, duke i dhene fund sic tha ai vegjetimit dhe varferise te te gjithe atyre qe jane te afte te punojne per shoqerine dhe komunitetin.

“Ne do te bejme te pamunduren qe gjendja e familjeve ne nevoje te ndryshoje dhe ata mos jetojne vetem nga nje lemoshe, por te kene nje mundesi per punesim te gjithe atyre qe duan te jetojne me pune te ndershme dhe qe jane gati te kontribuojne  per komunitetin”, u shpreh Rama.

Nje tjeter pike, ku Rama u ndal ishte shendetesia, si nje sektor, tek i cili sipas tij qeveria ka deshtuar plotesisht.

“Do te bejme reforme rrenjesore dhe nga nje sherbim i mbeshtetur te sigurimet, do te realizojme sherbim universal per secilin prej qytetareve”, u shpreh Rama.

Kreu socialist i meshoi fort faktit qe programi i ri i socialisteve eshte hartuar per t’u zbatuar dhe jo per te qendruar sirtareve te qeverive, sic ka ndodhur deri me sot.

“Nuk do te premtojme ate qe nuk behet, por do te bejme cdo gje qe premtojme”, u shpreh Rama.

Kreu socialist tha se ky program qe eshte hartuar me kontributin e qytetareve do te zbatohet qe diten e neserme pas fitores.

Top Channel