
Grabitja e djeshme e filialit te Raiffeisen Bank alarmon Policine e Tiranes, e cila ka dyshime te forta, se eshte ne kerkim te nje grabitesi serial bankash.
Duke ja vene nofken “njeriu i te premtes”, agjentet e seksionit te vjedhjeve kane dyshime se grabitesi ka dore edhe ne kater vjedhje te tjera bankash te kryera muaj e fundit ne Tirane.
Megjithese per grabitesin ne fjale nuk kane asnje nje te dhene, shenja gishtash apo pershkrim fizik te tij, agjentet shprehen se pikerisht mungesa e provave e ben ate nje grabites profesionist.
Po ashtu burimet u shprehen se ja kane vene nofken “njeriu i te premtes”, pasi ai kryen vjedhje bankash pikerisht te premteve, ne orare te studiuara mire ose heret ne mengjes apo rreth ore 14-15 te drekes.
Sipas burimeve skema e grabitjeve te filialeve nga ky person eshte e njejte, ne asnjeren prej tyre policia nuk ka arritur te gjeje gjurme te tij, aq me teper pamje fizike pasi personi mesa duket studion me pare vendodhjen e kamerave te sigurise, por edhe eshte i informuar per levizjet ne banke.
Ai vepron i vetem shtojne pjesetaret e grupit hetimor dhe nese eshte serial sikurse dyshojme, atehere ai me siguri eshte nje shtetas shqiptar emigrant, i cili duhet te kete vepruar me te njejten strategji edhe jashte vendit.
Por shtimi i grabitjeve te filialeve te bankave ne Tirane ka sjelle edhe njehere ne vemendje kerkesen e drejtuesve me te larte te Policise se Shtetit te firmosur nga Ahmet Prenci, por edhe drejtues te policise ne komunitet dhe te sigurise publike drejtuar bankave te nivelit te dyte e per dijeni edhe guvernatorit Ardian Fullani.
Pasi kane radhitur nje sere masash qe bankat duhet te marrin per te parandaluar keshtu ngjarje te tilla kriminale drejtuesit e policise shprehen mes te tjerash se Banka e Shqiperise duhet te ushtroje kontrolle ne bankat e nivelit te dyte, per masat e mbrojtjes dhe sigurimit fizik dhe elektronik apo vendosjen e sinjaleve te shperndara sipas komisariateve ku jane te shtrira filialet.
Top Channel