Parllaku, gjenerali i ushtrise shqiptare ne tre epoka

18/04/2009 19:55

Gjenerali i shquar Rrahman Parllaku u dekurua nga Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ne 90 vjetorin e lindjes se tij me motivacionin “Per kontribut te shquar ne sherbimin e Atdheut, Kombit dhe Ushtrise Shqiptare”.

Miq e te aferm si dhe personalitete te vendit uruan ne kete dite te vecante gjeneralin Parllaku si dhe vleresuan kontributin e tij, mes tyre Liri Belishova. Vete Parllaku e konsideroi nje sadisfaksion te madh, nje pervjetor te tille. Gjenerali i tre epokave, vleresohet per kontributin e shquar gjate luftes antifashiste kunder okupatoreve italiane e gjermane, ku luftoi me trimeri dhe heroizem deri me 1945-en, duke mbetur i plagosur dy here e duke patur poste drejtuese.

Sot pas 90 vjetesh, ai mundohet te risjelle ne kujtese ulje-ngritjet e jetes se tij si dhe komenton transformimin e Ushtrise Shqiptare ne dekada, nga Traktati i Varshaves ne NATO.

“Jeta e tille eshte qe njeriu duhet ta perballoje si t’i vije. Po te flasesh per ushtrine, kjo nuk behet me dy fjale. Hyrja ne NATO eshte ne nderin e Shqiperise qe flamuri vihet ne radhen e pare te kombeve te tjera”, thote ai. Gjeneral Parllaku u denua pa te drejte nga diktatura me 25 vjet me akuzen “puc ushtarak”, duke vuajtur 17 vjet prej tyre ne nje nga burgjet famekeq, ate te Spacit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB