Kryepeshkopi Janullatos uron Pashket

18/04/2009 16:35

Kryepeshkopi i Kishes Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, i ka uruar te gjithe besimtaret ortodokse per festen e Pashkeve.

“Ta gezojme lirine ne cdo lloj frike, duke thelluar dashurine per Krishtin. Le t’ua bejme te ditur edhe motrave dhe vellezerve tane se Krishti me te vertete u ngjall”, uroi kryepeshkopi Janullatos.

Pashket Ortodokse kane nisur me procesionin e se premtes se zeze, ku te gjithe besimtaret ortodokse kane ndjekur  ne menyre simbolike ritualin e varrimit te Krishtit, i cili ngjallet pas tre ditesh dhe besimtaret bashkohen serish per te festuar.

Mijera besimtare ortodokse, por edhe banore te qytetit te Korces, kane qene pjese e ketij rituali, i cili eshte zhvilluar ne sheshin para katedrales, ku dhe eshte bere edhe takimi i epitafeve te te gjitha kishave. Kalvari i gjate i besimtareve qe kane ndjekur nga afer kete ceremoni ka arritur ne disa kilometra.

Procesioni i te premtes se zeze eshte shoqeruar edhe nga banda frymore e ketij qyteti dhe eshte drejtuar nga kleri ortodoks pergjate bulevardeve kryesore te qytetit te Korces.

Hiresia e tij Imzot Joani ka dhene bekime per besimtaret qe kane ndjekur kete ceremoni.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta