Invalidet, me 1 maj dalin ne protesta

18/04/2009 08:40

Vendimet e qeverise, te cilat detyruan personat me aftesi te kufizuara te nderprisnin greven e urise, nuk jane zbatuar ende. Nisur nga kjo, invalidet do te rinisin protestat me daten 1 maj.

Vendimet e Keshillit te Ministrave qe qetesuan grevistet, te cilat parashikonin kushtet ekonomike me te mira per personat me aftesi te kufizuara, ende s’jane botuar ne Fletoren Zyrtare, edhe pse ka kaluar me shume nje muaj nga marrja e vendimit.

Personat me aftesi te kufizuara kerkuan njohjen e siguracioneve per personin kujdestar, rritjen e pageses higjieno-sanitare ne 30 mije leke dhe me shume perfitime per kete shtrese te shoqerise. Nje grup pacientesh, paraplegjike dhe tetraplegjike hyne ne greve urie, pak kohe me pare.

Grevistet sqaruan se qeveria ka rene dakord per rritjen e kesaj pakete me 40 perqind, ashtu siç dhe kishin kerkuar ata, si dhe te njohe siguracionin per shoqeruesit e kesaj kategorie. Per kete arsye, ata u terhoqen nga greva.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta