Gjinushi e Milo sulmojne qeverine

18/04/2009 20:40

Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi eshte takuar me simpatizante te partise se tij ne Malesine e Madhe.

Gjinushi eshte shprehur i bindur se PSD me pozicionimin e saj te qarte si force politike, kerkon voten e cdo qytetari dhe ka te garantuar fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit.

“Kjo qeveri nuk eshte qeveri e premtimeve te mbajtura, por e mashtrimeve te mbajtura. Berisha ne kater vjet nuk ka realizuar asnje nga premtimet e tij te medha”, u shpreh Gjinushi.

Nderkohe, kryetari i Partise Demokracia Sociale, ka zhvilluar nje takim me strukturat ne qytetin e Pogradecit. “Votat per ne dhe per socialistet do te vijne natyrshem per shkak te varferise, papunesise  dhe deshtimit te programit qeverises te Partise Demokratike”, tha Milo

Top Channel