Berisha ne Kine, takime me zyrtare te larte

18/04/2009 15:50

Kryeministri Sali Berisha ka nisur viziten 5 ditore ne Kine, per te marre pjese ne Forumin Ekonomik te Azise, si i ftuar nderi i homologut te tij kinez, Wen Zhibao.

Bashke me 12 lideret e shteteve aziatike dhe europiane, si dhe me perfaqesues te disa prej kompanive me prestigjioze ne fushe, kryeministri Berisha ka diskutuar per menyrat e daljes se ekonomise boterore nga kriza dhe domosdoshmerine e reformimit te institucioneve nderkombetare.

Per shkak te krizes, ashtu si Shqiperia, kete vit, as Kina nuk pret me nje rritje dyshifrore te ekonomise, por besohet se dy vendet, nga te paktat me rritje ekonomike ne bote, do te intensifikojne bashkepunimin.

Kjo do te jete nje nga ceshtjet qe pritet te diskutohet mes kryeministrit kinez dhe atij shqiptar pas dy ditesh ne Pekin, ku pritet edhe nje takim zyrtar me presidentin e Kines, Hu Xhintao.

Ne nje inerviste per agjensine kineze te lajmeve Xinhua, kryeministri Berisha eshte shprehur se do te bente gjithcka, vecanerisht ne kete vit, qe shenon edhe 60-vjetorin e marredhenieve shqiptaro-kineze per te forcuar miqesine dhe bashkepunimin mes dy vendeve.

Top Channel