Banda e Lushnjes, 120 deshmitare ne gjykate

18/04/2009 08:25

Rihapet pas me shume se nje viti procesi gjyqesor ndaj Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, te akuzuar nga prokuroria per dhjetera vrasje ne qytetin e Lushnjes.

Prokuroret kane lexuar kerkesen per gjykim. Per te provuar akuzat kunder dy bashkepunetoreve me te afert ne kete bande, prokuroria ka rreshtuar emrat e 120 deshmitareve, nderkohe qe nje pjese e tyre tashme jane pyetur ne gjyqet e ushtareve te Bares, gjyq i cili po vazhdon ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Tashme skema e funksionimit te bandes se Lushnjes eshte detajuar nga prokuroret. Njohjet, miqesite, por dhe te rekrutuarit ekonomike, qe nuk kane qene te paket, kane sherbyer qe banda te ushtronte aktivitet ne shume vende.

Kjo, pasi banda sipas grupit hetimor ka pasur ne dispozicion mjete te medha financiare. Biznese ne dukje te ligjshme, dyshohet nga akuza, se ishin nen mbikeqyrjen e grupit te te kerkuarit Alfred Shkurti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta