
Ambasadori i Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan, beson se Shqiperise do t’i duhet te pakten edhe nje vit per te plotesuar kriteret per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
Gjate nje takimi me studentet e universitetit “Eqerem Cabej” ne Gjirokaster, ambasadori Lohan shpjegoi se ekipi monitorues i Brukselit verejti si kusht ende te paplotesuar pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike.
Ky eshte dhe nje nga kushtet kryesore te Brukselit per te garantuar identitetin e personave, te cilet do te levizin lirshem ne hapesiren ‘Shengen’.
Por sipas ambasadorit Lohan, ky vendim do te doje edhe pak kohe, pasi gjithcka varet nga shqiptaret.
“Shqiperia do te kete liberalizimin e vizave, kur te plotesoje te gjitha kushtet qe jane percaktuar ne dokumentin e Komisionit Europian per heqjen e vizave. Eshte me realiste te supozosh se keto kushte do te permbushen ne 2010, sesa ne 2009-en”, u shpreh Lohan.
Kushtet e tjera teknike kane te bejne me kontrollin dhe sigurine e kufijve si dhe luftes kunder krimit te organizuar, por besohet se edhe ceshtja e standartit te zgjedhjeve te qershorit, do te jete nje prove per pjekurine e shoqerise dhe poitikes shqiptare.
Top Channel