Tirane, grabitet me maska filiali i Raiffeisen

17/04/2009 15:45

Filiali i Raiffeisen Bank ne kryeqytet eshte grabitur ne oret e mesdites nga persona ende te paidentifikuar nga policia.

Burime jo zyrtare pohuan se grabitesi mund te kete marre nga arka nga tete deri ne nente milione leke, megjithese punonjesit e filialit ende nuk kane dhene nje shifer te sakte per policine.

Paraprakisht policia pohoi se grabitesi ka qene i pashoqeruar, por i armatosur me nje arme tip pistolete. Ai ka hyre ne filialin e bankes qe ndodhet ne rrugen “Ferit Xhajko” apo ne vendin e quajur si ish- restorant Durresi dhe i ka kerkuar punonjeses se arkes te gjithe shumen.

Pasi ai ka dale i qete nga filiali, kane qene punonjesit qe kane njoftuar policine. Ne vendngjarje kane mberritur drejtues te policise se Tiranes si dhe shefi i komisariatit numer nje, ndersa ekspertet kane kryer veprimet e nevojshme ne vendngjarje duke fiksuar edhe gjurmet e duarve te autorit ne sportel.

Top Channel