Termet ne Afganistan, 22 te vdekur

17/04/2009 09:10

22 persona kane gjetur vdekjen, si pasoje e nje termeti qe ka goditur Afganistanin. Gjate nates jane regjistruar dy lekundje me magnitude 5,5 dhe 5,1 te shkalles Rihter.

Epiqendra e termetit ka qene ne provincen e Nangarharit ne kufi me Pakistanin, rreth 90 km ne lindje te Kabulit. Deshmitare lokale thane se numri i viktimave mund te rritet.

Dhjetera shtepi jane shkaterruar, si pasoje e termetit. Raportohet se demtimet me te medha i kane pesuar dy fshatra. Trupat e shpetimit kane nisur punen per kerkimin ne rrenoja per gjetjen e ndonje te mbijetuari.

Zonat malore ne veri te Afganistanit goditen shpesh nga termete. Ne tetorin e vitit 2005 nga nje termet 7,6 grade gjeten vdekjen 74 mije njerez.

Top Channel