Taksa e votes, Rama: Te gjejme zgjidhjen

17/04/2009 10:30

Partia Socialiste eshte e vendosur ne kerkesen e saj per heqjen e takses se votes dhe fton qeverine te ulet ne bisedime per gjetjen e nje zgjidhjeje, ne te kundert reagimet do te jene ne te gjithe Shqiperine.

Kreu i PS-se, Edi Rama ne nje konference te shkurter per shtyp ka theksuar se nese zgjedhjet do te deshtojne atehere pergjegjesia historike do te bjere mbi kryeministrin Berisha.

“Kryeministri eshte para pergjegjesise per te garantuar zgjedhjet, pasi nje deshtim te tyre askush nuk e deshiron”, u shpreh Rama.

Sipas kreut socialist, Berisha duhet te degjoje kembanat e alarmit per bien per te, si per krizen ekonomike ashtu edhe per problemet qe po ngrihen dita-dites per zgjedhjet e 28 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA